Një jurist i shquar, Frank Morisson, i vuri vetes si pikësynim të kontrollonte dëshmitë që kemi për ngjalljen e Krishtit.
Morisson,
* pranonte që Krishti ka egzistuar dhe që ishte prototip virtytesh dhe mësues i shquar; Por,
* Nuk pranonte Ngjalljen e Tij.
* Thoshte se Ajo ishte një zbukurim i bërë mit i historisë së Krishtit.
Brenda këtij kuadri të ideve, Morisson-i vendosi të shkruajë historinë e ditëve të fundit të Jisuit, pa iu referuar Ngjalljes së Tij. I ishte fiksuar ideja, se, nëse do të shkruante një libër të tillë të dokumentuar, do të bënte që të harrohet Ngjallja e Krishtit!
Filloi, pra, të vijë në kontakt me ngjarjet dhe me problemet që i pasojnë ato. Dhe ahere, ndërgjegjja e tij e mirë prej gjykatësi, e bëri të ndryshojë mendimin dhe pozicionimin.
U okupua me këtë temë seriozisht. Studioi, sa më mirë që kish mundësi, të gjithë elementët që kishte në dispozicion. Dhe kuptoi se dhe sikur të donte, ishte e pamundur të shkruaje librin që kishte planifikuar. Dhe përfundoi të shkruante diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishte programuar.
Titulli i librit të tij është “Kush e rrokullisi gurin?” Në kapitullin e parë Morisson-i deklaroi: “Kurrë nuk më kishte shkuar në mendje, se do të përfundoja të shkruaja një libër të tillë.”
Libri i tij është një manifestim i vazhdueshëm, që Ngjallja e Krishtit është fakt. Ai qarkulloi në miliona kopje dhe përbën një monument të vërtetë të një pune plot logjikë, që i shkund të gjithë argumentet e atyre që u përpoqën të kundërshtojnë Ngjalljen e Krishtit.
Përgatiti: Taqi Qendro