EmailFacebookKontakt

Dëshmi e mrekullueshme besimi

Një traditë gojore e vendit tonë thotë, se atë ditë kur po mundohej martiri Nikodhim, kishin ardhur në Berat pleqtë e fshatrave të Shpiragut (Sinjë, Poftal, Sadovicë), për të mohuar krishtërimin dhe për t’u bërë myslimanë. Por, kur panë martirin që i duronte me trimëri mundimet dhe me zë të lartë lavdëronte emrin e Krishtit, ata u kthyen në fshatrat e tyre. Kështu shpëtoi krishtërimi i fshatrave të Shpiragut.

Le të lavdërojmë të gjithë oshënarin dhe dëshmorin Nikodhim, mburrjen e Ilirisë dhe nderin e Athosit,
Sepse duke mposhtur armikun me asketizëm, lavdëroi
Krishtin si një atlet me ndihmëm e Virgjëreshës çuditërisht,
Të cilit le ti therrasim: Lavdi Atij që të fuqizoi, lavdi Atij që tregoi të paprishur lipsanin tënd!