EmailFacebookKontakt

Qeveria japoneze do të ndihmojë në restaurimin e kishave

RUMANI
Qeveria japoneze do të ndihmojë në restaurimin e kishave

Qeveria japoneze ka vendosur të kontribuojë në restaurimin e manastirit të Probotas, që ndodhet në rajonin Suceava, në veri të Rumanisë. Autoritetet japoneze do të livrojnë nëpërmjet UNESKO-s një subvencion prej gjysmë milioni dollarësh, për ngritjen e mureve të këtij manastiri dhe restaurimin e afreskeve që janë pikturuar aty.

Këtë deklarim e ka bërë drejtori i programeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore, Alfeo Toneloto, gjatë një vizite të kryer në këtë manastir. Ndër të tjera, ai theksoi se në këtë program janë përfshirë gjithashtu edhe manastiret e Tre Mjekëve të Shenjtë në Iasi dhe manastiri i Neamcit, që ndodhen në verilindje të Rumanisë.

Manastiri i Probotas është themeluar në vitin 1530 prej princit Petër i Moldavisë. Afresket murale janë realizuar midis viteve 1532-1536 dhe janë konsideruar si një arritje e madhe e artit ikonografik rumun dhe janë përfshirë në listën e veprave të trashëgimisë botërore.

Manastiri, i cili gjatë periudhës së diktaturës komuniste kishte qenë i mbyllur, iu kthye Komunitetit Orthodhoks të Rumanisë, që në vitin 1990, vit në të cilin ai shënoi rihapjen e tij.

Marrë nga SOP-i (Shërbimi Orthodhoks i Shtypit, Francë)
Përktheu: Erion Prifti