EmailFacebookKontakt

Asamble episkopale e Kishës Orthodhokse në Amerikë

NEW YORK
Asamble episkopale e Kishës Orthodhokse në Amerikë

Në New York u zhvilluan punimet e Asamblesë episkopale të Kishës Orthodhokse në Amerikë, njëra prej dy sesioneve vjetore të kësaj Asambleje. Nën drejtimin e mitropolitit Theodhos të Uashingtonit, merrnin pjesë në këtë takim edhe Kryepiskopi Qiril i Pitsburgut, Kryepiskopi Dhimitër i Dallasit, Kryepiskopi Petro i New Yorkut, Kryepiskopi Jermano i Filadelfias, episkopi Nataniel i Detroitit etj.

Në punimet e asamblesë përfshihej zhvillimi i një mbledhjeje miks të jashtëzakonshme, me anëtarët e Këshillit mitropolitan, ku përfshiheshin si të deleguar klerikë e laikë të dioqezave të ndryshme (ku përfshihet dhe Arqidioqeza Shqiptare). Kjo për arsye të diskutimit të statutit të Kishës Orthodhokse në Amerikë, ku përfshihen ndërtimi i strukturave të dioqezave, roli dhe përbërja e këshillave të dioqezave, si dhe funksionet e këshillit mitropolitan.

Kjo Kishë, e cila i shënon fillimet e saj me arritjen e misionarëve rusë në Amerikën e Veriut, përfshin sot rreth 500 enori në SHBA, Kanada e Meksikë. Shumë prej enorive janë përfshirë në gjirin e shoqërisë amerikane, sepse në shërbesa përdorin anglishten. Kisha Orthodhokse në Amerikë është komuniteti i dytë orthodhoks në Amerikë, pas Kishës Orthodhokse të Amerikës, të themeluar në vitin 1922, që varet nga Patrikana Ekumenike.