DAMASK
Mbledhje e kryetarëve të Kishave të Lindjes së Mesme
Kryetarët e Kishave të Lindjes së Mesme u mblodhën nga 2-4 maj në Damask (Siri), për të rëzhguar gjendjen e marrëdhënieve midis feve të rajonit dhe për të diskutuar situatën politike të krijuar pas bllokimit të procesit të paqes arabo-izraelite dhe rindezjes së tensioneve rreth përcaktimit të statusit të Jerusalemit.
Në rezolutën finale të takimit, ndër të tjera, përmendej, se, duke qenë një komunitet, i cili ekziston prej dy mijë vjetësh, për Komunitetin e Krishterë i vetmi qëllim dhe dëshirë është jetesa në paqe dhe mirëkuptimi me të gjithë besimet e tjera.
Për sa i përket çështjes së Jeruzalemit, aty u theksua se duhej të vendosej që qyteti t’i kthehej popullit palestinez.