EmailFacebookKontakt

Thirrje në lutje bashkëatdhetarëve

“Vendin e armëve ta zërë dega e ullirit”

Nga besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shën Trinisë në Boston, SHBA, të mbledhur të dielën e Shën Thomait, 4 maj, në Kishën e tyre, na ka ardhur një thirrje drejtuar gjithë bashkëatdhetarëve në Shqipëri, ku ndër të tjera thuhet:

“Ju bëjmë thirrje, në emrin e Zotit Jisu Krisht, i cili u ngjall sërish, të kthehet tek ju paqja, qetësia, vetëpërmbajtja, arsyeja, toleranca, mirëkuptimi dhe dashuria e vërtetë vëllazërore.

Në vendin e armëve, në shtëpitë tona le të mbajmë një degë ulliri, që edhe Zoti të na japë hirin dhe bekimin e Tij.”