EmailFacebookKontakt

Ekspozitë për “Thesaret e artit Bizantin”

SHBA

Ekspozitë për “Thesaret e artit Bizantin”

Në kuadrin e ekspozitës kushtuar “Thesareve të artit bizantin”, që hapi portat në muzeun METROPOLITAN të New Jorkut, u zhvillua një pritje, në favor të fondacionit “Shën Katerina”, që merret me ruajtjen e Manastirit orthodhoks të Malit Sina. Në të morën pjesë ish-presidenti Bush, Sekretari i përgjithshëm i OKB, Kofi Annan, princi Sumaja i Jordanisë etj., në krah të arqepiskopit Damian të Sinait dhe kryeepiskopit Spiridhon të New Jorkut, primat i Kishës Orthodhokse të Amerikës.

Fondacioni Shën Katerina, që është nën patronazhin e princit Karl të Britanisë së Madhe, është krijuar më 1996, me qëllimin e ruajtjes së pasurive të paçmueshme të manastirit 1500 vjeçar. Koleksion i librave e dorëshkrimeve të manastirit, konsiderohet për nga rëndësia si i dyti pas atij të Vatikanit. Manastiri ka edhe disa nga ikonat më të rëndësishme, shumë prej të cilave të para krizës dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga herezia ikonoklaste, pa përmendur afresket e mahnitshme të shekullit të 6-të.