Kazakistan
Kisha Orthodhokse do të kanonizojë martirë të besimit
Kisha Orthodhokse do të kanonizojë në qershor 40 klerikë dhe laikë orthodhoksë rusë, të vdekur martirë gjatë viteve ’30 në kampet e sovietike të përqëndrimit në Kazakistan. Viti 1997 është caktuar zyrtarisht nga qeveria e Kazakistanit, si viti i kujtimit të viktimave të represionit politik gjatë regjimit sovjetik.
Një komision dioqezor, i drejtuar nga arqepiskopi Aleks i Alma-Atës, ka propozuar të shkruhen në listën e shenjtorëve lokalë 41 persona, që kanë vuajtur për besimin e tyre në gulaget e Kazakistanit. Disa prej tyre ishin episkopë, si Pineni i Alma-Atës, i pushkatuar më 1937, si dhe tridhjetë e një priftërinj dhe tetë laikë.