Rumani
Projekte për rindërtimin e një manastiri
Eshtë duke u shqyrtuar një projekt për rindërtimin e manastirit të Kontrocenit, gjë që u lajmërua edhe nga Presidenti i ri Kanstadinesku në diskutimin e tij të parë pas zgjedhjes. Ndërtimi i ri do të jetë kopje e saktë e kishës që u shkatërrua më 1984, me urdhër të diktatorit komunist Nikolae Çaushesku.
I themeluar më 1679, nga princi Serban Kantakuzeni, manastiri i Fjetjes së Hyjlindëses i Kontrocenit ishte në origjinë në varësi të komunitetit monastik të Malit të Shenjtë. Ndërsa kisha e tij, dedikuar martirëve Serzh dhe Bakus, përbënte një kopje të katedrales së Kurtea de Arges. Në fund të shek. 19-të manastiri u shndërrua në rezidencë mbretërore, ndërsa nga viti 1947 përdorej nga udhëheqësit komunistë rumunë.