EmailFacebookKontakt

Letra urimi për Pashkët

Kryepiskopit të Tiranës, Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, i kanë ardhur shumë letra me rastin e Pashkëve ku me besim tek Ngjallja e Zotit i urohet atij dhe gjithë Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë Pashkë të gëzuara dhe një e ardhme me besim e shpresë. Urime kanë ardhur nga:

– Tërëshenjtëria e Tij, Patriku Ekumenik, Vartholomeu I.
– Fortlumturia e Hyjshme, Patriku i Antiokisë, Ignati.
– Fortlumturia e Hyjshme, Patriku i Aleksandrisë, Petro
– Fortlumturia e Hyjshme, Patriku i Jerusalemit, Diodori
– Fortlumturia e Tij, Patriku i Rusisë, Aleksi.
– Fortlumturia e Tij, Patriku i Rumanisë, Teoktisti.
– Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Greqisë, Serafimi.
– Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Varshavës, Vasili.
– Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Çekisë dhe Sllovakisë, Dorotheu.
– Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Finlandës, Joani.
– Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Sinait, Damiani.
– Fortlumturia e Tij, Metropoliti i Kishës Orthodhokse në Amerikë, Theodhosi.
– Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II.
– Hirësia e Tij, Kryepiskopi i Kanterbërit, Xhorxhi etj.