EmailFacebookKontakt

Kërkohet kthimi i veprave të artit të grabitura

Greqi

Kërkohet kthimi i veprave të artit të grabitura

Kisha Orthodhokse e Greqisë kërkon nga Kisha Orthodhokse Bullgare kthimin e mjaft objekteve fetare të rrëmbyera nga ushtria bullgare në Greqinë e veriut gjatë luftës së dytë botërore. Këto objekte sipas metropolitit Pandeleimon të Ksanthit, tani ndodhen në muzeun e Patriarkanës Bullgare në Sofie. Janë identifikuar 44 objekte që vijnë nga manastire të ndryshme.