EmailFacebookKontakt

Probleme rreth manastirit Orthodhoks të Potçajevit

Ukrainë

Probleme rreth manastirit Orthodhoks të Potçajevit

Primati i Kishës Orthodhokse të Ukrainës, Mitropoliti Vladimir i Kievit, u prit kohët e fundit nga Presidenti Ukrainas Leonid Kuçma, për të diskutuar rreth problemit të statutit të Manastirit të Fjetjes së Shën Marisë në Potçajev, afër Termopolit (Ukraina Perëndimore).

Sipas Mitropolitit autoritetet e zonës po bëjnë presione mbi murgjërit, që kanë mbetur nën juridiksionin e Kishës Kanonike të Ukrainës, në unitet me Kishën Ruse dhe atë Orthodhokse në përgjithësi, që të ndryshojnë juridiksionin ose të ikin. Ndryshe, kërcënohet mbyllja e manastirit.

I themeluar në shekullin e XVI, manastiri ka qënë përherë një fortesë e Orthodhoksisë në atë rajon, përveç periudhës midis 1713-1831, kur ai u pushtua nga murgjër uniatë.

Sot, ky vend pelegrinazhi, që tërheq çdo vit mijëra besimtarë, ndodhet në një zonë ku është i fortë aktiviteti i grupeve skizmatike, të ndikuara nga Kisha uniate.