Gjermani
Mbledhje pune për përkthimin e teksteve liturgjike
Në Dyseldorf, u zhvillua një mbledhje e grupit të punës për përkthimin në gjermanisht të teksteve liturgjike orthodhokse. Ky grup punon nën drejtimin e Komisionit të Kishave Orthodhokse në Gjermani dhe është i përbërë nga teologë, linguistë e specialistë të muzikës liturgjike. Objektivi është që të favorizohet harmonizimi dhe koherenca e teksteve të përdorura nga komunitetet e ndryshme dhe të lehtësohet kuptimi i Liturgjisë nga të rinjtë.
Pas aprovimit nga Asambleja e episkopëve Orthodhoksë të Gjermanisë, përdorimi i këtyre teksteve të përkthyera do të jetë i detyrueshëm.