Rusi
Asamble plenare e Episkopëve Rusë
Kohët e fundit në manastirin e Shën Danielit, pranë Moskës, u mblodh asambleja plenare e Episkopëve Rusë, nën kryesinë e Patrikut Aleks. Në të morën pjesë 138 episkopë të ardhur nga Rusia, Ukraina, Bielorusia, Moldavia, vendet Ballkanike, nga Republikat e Azisë Qendrore, si dhe nga dioqezat e Patrikanës së Moskës në Europën Perëndimore dhe Amerikë. Këto asamble mblidhen çdo 2 vjet, në intervalet midis sinodëve, që përbëjnë organin më të lartë fetar.
Në fjalën e Patrikut Aleks u thanë mjaft të dhëna rreth administrimit e financave, ku vihej në dukje se Kisha Ruse sot numëron 18000 famulli dhe 390 manastire, 5 akademi theologjike, 21 seminare dhe 23 shkolla formimi për psaltët e koret. Por, pjesa më e madhe e diskutimit iu kushtua rolit të Kishës në shoqërinë Ruse.
Në asamble u fol për raportet me autoritetet shtetërore në Rusi, që u cilësuan të mira dhe në Ukrainë, të cilat u cilësuan të vështira, si dhe për problemet e komuniteteve në Perëndim.
Episkopët u njohën edhe me punën e komisionit të kanonizimeve, raportin për zhvillimin e arsimit fetar, të komisionit për marrëdhëniet ekumenike etj., si dhe mori masash ndaj disa klerikëve.