EmailFacebookKontakt

Thirrje opinionit publik Rumun

Rumani

Thirrje opinionit publik

Një thirrje opinionit publik Rumun, për rëndësinë e besimit Orthodhoks, iu bë nga një mbledhje e Episkopatit të Rumanisë. Në të u riafirmua se “Është e nevojshme që vlerat fetare, që janë pranuar nga shoqëria rumune, si baza të jetës shpirtërore e materiale, mbeten pjesë përbërëse e principeve që drejtojnë vendin”. Për këtë, Kisha kërkon marrjen e masave të duhura, si suprimimi i mbeturinave të ideologjisë materialiste ateiste të imponuara në disa dekada në edukim, kulturë e shkencë, mbrojtjen sociale të të moshuarve, fëmijëve dhe të familjes; modifikimin e legjislacionit të gjykuar shumë tolerant, për sa i përket çështjeve të moralit civil, për të luftuar abortin, homoseksualizmin e pornografinë. Gjithashtu, Kisha Rumune kërkon kthimin e pasurive të konfiskuara pas 1945-s, rindërtimin e vendeve të kultit të shkatërruara nga regjimi komunist, mbrojtjen e klerit nga shteti, adoptimin e një legjislacioni të ri për çështjet fetare, modifikimin e ligjit për mësimet e katekizmit në shkolla dhe kalimin e tij si lëndë të detyrueshme, zgjerimin e hapësirave televizive e radiofonike për problemet fetare etj.