Dritë nga Ungjilli
Mësime të Perëndinjeriut, Zotit tonë Jisu Krisht
Por, ai u tha atyre: Unë kam për të ngrënë një ushqim që ju nuk e dini. Prandaj, nxënësit i thoshin njëri-tjetrit: Mos i solli njeri për të ngrënë? U thotë atyre Jisui: Ushqimi im është të bëj dëshirën e Atij që më ka dërguar, dhe të mbaroj veprën e tij. A nuk thoni ju se katër muaj janë dhe vijnë të korrat? Ja, po ju them: Ngrini sytë dhe vështroni arat, se tashmë janë të bardha për t’u korrur. Dhe korrësi merr pagesë dhe mbledh frut për jetën e amshuar, që të gëzohen së bashku, edhe mbjellësi, edhe korrësi. Se për këtë është e vërtetë fjala që tjetër është ai që mbjell, dhe tjetër ai që korr.
Unë ju dërgova të korrni, atë për të cilën ju nuk jeni lodhur, të tjerë u lodhën, dhe ju hytë në lodhjen e tyre.
(Matth. 12:34-37)