Gazeta po përpiqet ta zgjerojë pasqyrimin në të gjitha aspektet të jetës dhe veprimtarisë së Komunitetit tonë Orthodhoks. Veçanërisht, për sa i përket kronikës dhe traditave të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale, si dhe figurave më të shquara të saj.
Ndaj, u bëjmë thirrje gjithë korrespondentëve, gjithë intelektualëve dhe besimtarëve Orthodhoksë, të bashkëpunojnë me gazetën me shkrime njohëse dhe kronika nga qyteti, fshati apo krahina e tyre.
Gjithashtu, ju ftojmë të na drejtoni pyetje për të gjithë ato çështje për të cilat keni paqartësi, të cilave do t’u përgjigjemi në një rubrikë të veçantë.
Ju mirëpresim me shkrimet tuaja!