EmailFacebookKontakt

Në rritje të ndjeshme numri i atyre, që deklarohen besimtarë

Një anketë e organizuar kohët e fundit ka treguar, se numri i rusëve, që deklarohen besimtarë është rritur me rreth 72 për qind gjatë këtyre pesë viteve të fundit. Progresioni më i madh është regjistruar tek ata, që deklarohen si orthodhoksë (gati dy herë më shumë në vitin 1996 kundrejt 1991-it).

Në vitin 1991, 53 për qind e personave të anketuar janë shprehur, se nuk besojnë në Perëndi. Pesë vjet më vonë, kjo përqindje është ulur deri në 37 për qind. Numri i të “pavendosurve” atëherë ishte 15.3 për qind, ndërsa tani është ulur në 8 për qind.

Anketa u organizua nga Qendra ruse e sondazheve të opinionit publik dhe bazohet në pjesëmarrjen e rreth 2460 personave, nga zona të qytetit dhe fshatit.

Marrë nga SOP-i
Përgatiti: Erion Prifti