EmailFacebookKontakt

Qendër studimore për zhvillimin e dëshmisë Orthodhokse

Në Sofie është krijuar prej një grupi theologësh dhe profesorësh universitarë një qendër orthodhokse, për të zhvilluar dëshminë e orthodhoksisë në gjirin e shoqërisë dhe për të kontribuar në zgjidhjen e shumë problemeve, që po ndesh sot Kisha Bullgare. Duke u deklaruar, se ishin besnikë të Patrikut Maksim, Primat i Kishës Bullgare, organizatorët e kësaj qendre u shprehën të shqetësuar për plogështinë dhe mungesën e vizionit dhe projekteve të punës misionare nga ana e institucioneve kishtare, ndërkohë, që nga rënia e komunizmit, prej gjashtë vjetësh, janë hapur mundësi veprimi të mëdha, siç theksojnë ata.

Ata ngritën zërin edhe për një sqarim më të madh në marrëdhëniet midis shtetit dhe Kishës, në të gjitha nivelet, veçanërisht adoptimin e një legjislacioni të ri në fushën fetare dhe kthimin e të gjitha pasurive të Kishës, konfiskuar në vitin 1945. U këmbëngul gjithashtu, se Kisha duhet të luajë “një rol konstruktiv dhe dinamik” në ndryshimet, që po pëson shoqëria bullgare. Thirrja gjatë vitit 1997 e një këshilli të përgjithshëm të Kishës Bullgare është një nga kushtet e këtij rinovimi.

Qendra është e drejtuar nga dekani i fakultetit të theologjisë orthodhokse së Tërnovos dhe dekani i fakultetit të historisë së Universitetit të Sofies.