Në fund të vitit të kaluar u lajmërua nga Banka Evropiane e Investimeve, se do të livrohej një sasi prej rreth 30 milionë dollarësh, si një subvencion për Malin e Shenjtë.
Si fillim, do të jepen rreth një e treta e shumës, për nisjen e meremetimeve në të njëzet manastiret e gadishullit, ndërsa dy të tretat e kësaj shume do të jepen gradualisht.
Ideja për një kontribut evropian, për restaurimin e manastireve të Malit të Shenjtë ishte dhënë, që në vitin 1995.
Vendi më i lartë i monasticizmit orthodhoks, komuniteti i Malit të Shenjtë, numëron rreth njëzet manastire dhe një sërë eremish. Ky komunitet po njeh tani një ringjallje dhe ka sot rreth 1300 murgjër të kombësive të ndryshme përveç atyre grekë, si, rusë, bullgarë, rumunë dhe nga vende të tjera lindore, të cilët kanë ardhur pas shembjes së regjimit komunist.