Një seminar për punën pastorale nëpër burgje u zhvillua në Qendrën misionare orthodhokse të Shën Agustinit (Florida). Pjesmarrësit të ardhur nga SHBA dhe nga Kanadaja dëgjuan ekspozetë dhe dëshmitë e specialistëve, përgjegjësve të Departamentit të drejtësisë së Shtetit në Florida për krimin rinor, përfaqësuesit e shoqatave të ndihmës për të burgosurit, ndihmësit orthodhoks të burgjeve të ndryshme etj.
U theksua se një punë e tillë ishte e nevojshme për të zhdukur aq sa është e mundur të keqen nga gjiri i njerëzve, dhe se është një vepër që nuk duhet të zhvillohet vetëm në kontinentin amerikan, por edhe në kontinentet e tjera.