Në Bruksel u hirotonis episkopi Emanuel (Adhamakis), ndihmës i dioqezës së Patrikanës Ekumenike në vendet e Beneluksit. Ai ka drejtuar Zyrën e Kishës Orthodhokse pranë Bashkimit Evropian në Bruksel që nga vitit 1995. Ceremonia e urdhërimit episkopal u krye gjatë zhvillimit të Liturgjisë Hyjnore në katedralen e Kryeengjejve të Shenjtë nën drejtimin e mitropolitit Pandeleimon, episkop i dioqezës së Patriarkanës Ekumenike në Beneluks, i shoqëruar nga mitropolitët Jeremi (Paris), Mihai (Vjenë), Apostolos nga Mileti (Greqi), Nektari i Petras (Kretë) dhe Ireneu i Eudosiadës (Turqi) etj.
I lindur në vitin 1938 në ishullin e Kretës, episkopi Emanuel kreu studimet e larta në Sorbonë, Paris, ku paraqiti një DEA (diplomë studimesh të thelluara) në shkencat fetare. I hirotonisur prift në vitin 1985, ai ndoqi studimet doktoriale në Institutin orthodhoks të Kryqit të Shenjtë në Boston, dhe më pas kreu funksionet e kryedhiakonit të dioqezës së Belgjikës.