EmailFacebookKontakt

Deklaratë kundërshtuese e komunitetit monastik

Nuk ka asnjë demarsh zyrtar drejtuar Radovan Karaxhiçit dhe gjeneralit Mladiç për të ardhur në Malin e Shenjtë. Drejtuesit e komunitetit monastik të Malit të Shenjtë përgënjeshtruan në këtë mënyrë, faktin që Radovan Karaxhiçi dhe Ratko Mladiç gjendeshin të strehuar në këtë rajon.

At Germanos, një nga përfaqësuesit e Epistasisë, zyrës ekzekutive të komunitetit të njëzet manastireve të Malit Athos u shpreh se asnjë kërkesë për strehim nuk ju është paraqitur drejtuesve të sërbëve të Bosnjës. Ata duhet patjetër që të plotësojnë kushtet e një kontrolli të rreptë për të ardhur qoftë edhe për vizitë në këtë komunitet, siç mund të përmendet leja nga Ministria e punëve të Jashtme të Greqisë dhe nga Patrikana Ekumenike. “Të gjitha kjo është një skenar i zhvilluar nga shtypi” – theksoi ai.