EmailFacebookKontakt

Disa momente biografike

10 korrik 1914 – Lindi në fshatin Skore të Pogonit, Gjirokastër, ku bëri edhe shkollën plotore.

1936 – Mbaroi liceun në Athinë.

1930-34 – Kreu studimet e larta për teologji, si dhe u specializua për muzikën bizantine në Besarabi të Rumanisë.

1934 – Mësues feje në Pogradec, ku krijon korin e Kishës.

1934 – Pedagog në Seminarin kombëtar orthodhoks “Apostull Pavli”, në Tiranë.

1935-44 – Drejtor i këtij Seminari.

1935-39 – Kryeredaktor i revistës “Predikimi”.

1935 – Krijon dhe drejton korin e ri mikst të Kishës katedrale të “Ungjillëzimit”.

1936 – Krijon bibliotekën “Predikimi”.

1938 – Organizon korin e parë kishtar në Durrës.

1938-67 (dhe 1991-96) – Anëtar i Këshillit Kishtar të Komunitetit Orthodhoks të Tiranës (me disa ndërprerje të pakta).

1940-44 – Drejton revistën “Jeta kristiane”.

1941 – Sinodi i KOASH miraton përdorimin prej klerit orthodhoks të përkthimit prej z. Beduli të Meshës së Të Parashenjtëruarave.

1944-45 – Ndihmës sekretar në Kryeepiskopatë.

1945-46 – Punon në Kishën e Durrësit dhe dirigjon korin.

1946-48 – Llogaritar, referent statistike në Drejtorinë qendrore të Ofiçinave.

1948-78 – Referent plani, shef plani në Uzinën Mekanike.

1950 – Delegat i Tiranës dhe i zëvendësisë së Pogonit në Kongresin e III të KOASH.

1959-60 – Anëtar i Komisionit të shqyrtimit dhe korrigjimit të Librit të Shërbesave të Shenjta.

1991 – Ndër nismëtarët e hapjes së Kishës. Mban fjalën në liturgjinë e parë hyjnore në Katedralen e Ungjillëzimit. Zgjidhet anëtar i Këshillit Provizor.

1992 – Në Konferencën e parë të Kishës zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm e më pas Sekretar i tij.

Shkurt 1992 – Me hapjen Seminarit Teologjik jep mësim në disa lëndë.

Tetor 1992 – Kryetar i Këshillit Botues dhe bashkëpunëtori kryesor i gazetës “Ngjallja”.

1995 – Dekorohet me titullin “Arhond, Mësues i Ungjillit” nga Patriku Ekumenik, “Për kontributin e tij të gjatë kulturor-arsimor në dobi të KOASH.”

1995 – Pjesëmarrës në Konferencën e Vollosit, për përgatitjen e materialit të kremtimit të 1900-vjetorit të shkrimit të “Apokalipsit”.

25 dhjetor 1993 – psal për herë të fundit në Katedralen e “Ungjillëzimit, ku ka qenë protopsalt për mbi 50 vjet.

16 janar 1996 – Kryhet ceremonia e përmortshme.