EmailFacebookKontakt

Konferencë orthodhokse me rastin e 400-vjetorit të “bashkimit” të Brestit

BREST-LITOVSK

Konferencë orthodhokse me rastin e 400-vjetorit të “bashkimit” të Brestit

Një konferencë ndërkombëtare orthodhokse u zhvillua në Brest-Litovsk (Bjellorusi), me rastin e 400-vjetorit të bashkimit të Brestit. Kjo ngjarje në fund të shek. XVI hapi një periudhë të persekutimit të paparë të orthodhoksëve në Galici, Volhajn dhe në Lituani. Ajo u pasua nga një përçarje që gjatë shumë shekujve u shoqërua prej violencës nga të dyja anët, e cila vazhdon ende deri në ditët tona, megjithëse duket si e fashitur si problem.

Konferenca, që iu kushtua shën Athanasit të Brestit, një murgu të dhjetëvjeçarit të parë të shek. XVII, i cili sakrifikoi dhe veten për të mbrojtur besimin, mblodhi në gjirin e saj një numër të madh pjesëmarrësish: priftërinj, teologë, historianë, specialistë të letërsisë e kulturës etj., të ardhur nga Bjellorusia, Rusia, Ukraina, Polonia, si edhe nga ShBA.

Në kuadrin e kësaj konference u kryen një sërë Liturgjish dhe ceremonish përkujtimore, si dhe vizita në enori të ndryshme orthodhokse të qytetit dhe të rrethinave të tij. Ato u kryesuan nga Mitropoliti Filaret i Minskut, eksark i Patrikanës së Moskës për Bjellorusinë, gjithmonë me praninë besimtarëve të shumtë.

Veçohet Liturgjia Hyjnore në kishën kushtuar martirit të ri Shën Athanas të Brestit. Ky shenjtor, igumen i manastirit orthodhoks të Brest-Litovskit në fillimet e viteve 1630, mbrojti me zjarr orthodhoksinë kundër uniatizmit të shfaqur në ato vite në perandorinë polako-lituane.

Bisedat e kryera përmbanin si temë kryesore shikimin e uniatizmit si një model negativ në marrëdhëniet midis kishave.