Nga bota e krishterë
DAMASK
Asamble e episkopatës së Patrikanës së Antiokisë
Një asamble e episkopatës së Patriarkanës së Antiokisë u zhvillua në qendrën e Patrikanës në Damask. Gjashtëmbëdhjetë episkopë morën pjesë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme, nën drejtimin e Patrikut të Antiokisë Ignatit IV, primat i kishës orthodhokse të Lindjes së Afërme dhe të Mesme. Një nga pikat më të rëndësishme të konferencës ishte saktësimi i pozicionit unanim të episkopëve melkitë (unitë), në favor të përfundimit të bashkimit të Kishës së Antiokisë.
Duke theksuar se “përfundimi i këtij bashkimi do të bënte të ngushtohej hendeku i krijuar”, episkopët orthodhoksë theksonin në këtë mënyrë se ishin të bindur për vazhdimin e dialogut mbi disa probleme kishtare, si në nivel rajonal ashtu dhe në nivel botëror.
Megjithatë, duke u nisur nga deklaratat, pika më e fortë e këtij takimi mbetet vizita që kreu Patriku Maksim V, primat i Kishës melkite, i cili mori pjesë në ditën e fundit të punimeve të asamblesë në krah të Patrikut Ignat IV, një “takim i paparë ndonjëherë që prej ndarjes së vitit 1724”.
Në rezolutën finale, episkopët melkitë theksonin, që duhet pranuar se uniteti i besimit ishte tashmë i mundshëm, ndërsa nga ana tyre episkopët orthodhoksë theksonin se dialogu me Romën është një nga temat, “të cilës i jepet një rëndësi ea veçantë”.
Si hap i parë për bashkimin ishte mospranimi si “ekumenikë” të Sinodeve (këshillave) të mbajtur në Perëndim pas skizmës së shkaktuar.