EmailFacebookKontakt

“Dreka dashurie”

“Edhe përditë ishin duke pritur me një zemër në hierore e thyenin bukë prej shtëpie në shtëpi, e hanin me gëzim e kthjelltësi zemre.” (Vep Ap 2:46)

Kjo traditë e të krishterëve të parë, “drekat e dashurisë”, vazhdon edhe sot, kur si dëshmi vijnë mbresat e atyre që organizojnë të rinjtë në Qendrën Rinore Orthodhokse, pranë kishës së Ungjillëzimit në Tiranë.

Edhe para pak kohësh, për anëtarët e Lidhjes Rinore “Bij të Dritës” dhe shumë të rinj të tjerë, për at Luka Veronin, At Agathonin e dhiakon Josifin, orët e drekës së organizuar me kontributin e veçantë të një studenti, bashkë me urimin për ditëlindjen e tij, do të përshkoheshin nga lutjet e himnet e shumta kushtuar Perëndisë. Këto, të ndërthurura me një paraqitje të veprimtarive që janë zhvilluar së fundi dhe me planin e veprimtarive që do të kryhen në të ardhmen, ndër të cilat vizitat e herëpashershme në dendrat spitalore dhe në atë të fëmijëve jetime, të verbër dhe atyre që nuk flasin e nuk dëgjojnë.