Mësimi i Ungjillit “Aty ku dy e tre janë të mbledhur në emrin Tim aty do të jem dhe Unë”, do të mblidhte jo pak, por rreth 40 të rinj, që në emrin e Zotit Krisht të fillonin punën për ngritjen e organizatës së të rinjve orthodhoksë “Bij të Dritës” në qytetin e tyre të vogël të Selenicës. Grupi i zgjedhur prej 5 të rinjsh do të hartonte programin e përkohshëm të organizatës, ku veçohej organizimi i mësimeve të katekizmit në zonën përreth, marrja pjesë në Litrugjitë Hyjnore, ekskursionet në vende të shenjta etj. Së fundi, që në hapat e parë të krijimit, me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, këta të rinj do të realizonin ëndrrën e tyre për një gazetë.