Kisha e vjetër i ka fillimet e saj rreth vitit 1785 (nga një gur i gjetur në të) dhe ishte hapur deri në vitin 1920. Më pas filloi ndërtimi i kishës ekzistuese, që mbaroi më 1939. Gjatë regjimit komunist ajo u kthye në depo të plehut kimik.
Në janar 1995 filloi rikonstruksioni i përgjithshëm, duke ndërtuar dy kupola, një në kishë dhe një në këmbanore, si dhe u rindërtua hajati në anën perëndimore e jugore. U bënë suvatime dhe dysheme të reja dhe u ndërtua vaska e pagëzimit. Gjithashtu, u ndërtua edhe një faltore mbi harkun e ajodhimës së kishës së vjetër.