EmailFacebookKontakt

Saktësim – Gazetës “Koha Jonë”

Gazetës “Koha Jonë”

Saktësim

Shkrimi i botuar në gazetën tuaj në datën 4 dhjetor 1996, “Elbasan, përdhoset Shën Thanasi. – Vidhen ikona dhe dëmtohen afreske…”, është i pasaktë.

Në këtë Kishë nuk ka ndodhur asnjë vjedhje e aq më tepër shkatërrim. Është dëmtuar me levë porta mbrojtëse e hekurt dhe brava e derës, pasojë e një zënke ordinere midis disa të rinjsh të lagjes dhe rojes së kishës.

Gjithashtu, duket se artikullshkruesi nuk është i informuar mirë, kur e mbyll artikullin me afirmimin, se në Elbasan ekzistojnë dy komunitete orthodhokse. Brenda dhe jashtë vendit njihet zyrtarisht, se në të gjithë Shqipërinë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është një e vetme dhe drejtohet nga Fortlumturia e Tij, Kryeepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi.

Tiranë, 5 dhjetor 1996
Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shënim: Asnjë nga dy përgjigjet e mësipërme nuk u botua nga gazetat përkatëse.