EmailFacebookKontakt

Po përfundon faza e dytë e punimeve për Katedralen

Më 2 gusht 1994, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi, bekoi gurin e themelit dhe fillimeve për Kishën e re Katedrale të Korçës.

Ajo është Kisha më e madhe Orthodhokse e ndërtuar deri më sot në Shqipëri dhe është e projektuar në formë kryqi, me katër absida dhe kupolë qendrore, me hajat në formë rrethore nga tre anë dhe dy këmbanore. Kupola dhe këmbanoret do të kenë një lartësi rreth 24 metra (25 nga sheshi). Kati i nëndheshëm, që ka mbaruar plotësisht, do të shërbejë si Kishë, për pagëzime dhe nevoja të tjera.

Tani është në mbarim karabinaja që përbën fazën e dytë të punimeve.

Korresp. i “Ngjalljes”