Në artikullin tuaj të datës 10 nentor 1996, në shkrimin me titull “Reagon Kisha Ortodokse – Prohat tonat, Omonia larg tyre”, afirmohet se qëndrimi i Kryepiskopatës së Kishës Orthodhokkse Autoqefale të Shqipërisë, në lidhje me një deklaratë të bërë nga kryetari i organizatës “Omonia” është, se “Omonia nuk ka punë me pronat e kishave dhe të manastireve”. Kjo nuk i përgjigjet aspak të vërtetës dhe qëndrimeve korrekte dhe koherente për këto probleme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Çdo forcë politike është e lirë të mbrojë interesat e elektoratit të vet, pra edhe ato fetare. Kështu edhe “Omonia” ka të drejtën e saj, të garantuar nga ligjet në fuqi, të shprehë preokupimin dhe interesimin e komuniteteve lokale të besimtarëve minontarë për fatin e objekteve të tyre të kultit dhe pasurive të tyre, të cilat ata vetë i krijuan dhe u përkasin.
Ashtu siç do të ishte në nderin e të gjitha forcave politike të Shqipërisë, pavarësisht se cilit elektorat i drejtohen, që të kenë në progaramet e tyre edhe kthimin e pronave të Komuniteteve Fetare, pa asnjë dallim.
Tiranë, 10 nëntor 1996
Zyra e Shtypit e KOASH