EmailFacebookKontakt

U ndërtua Kisha e Gjinarit

Në vazhdim të punës ndërtimore që po kryhet në rrethin e Elbasanit nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me kujdesin dhe kontributin e drejtpërdrejtë të Kryeepiskopit Anastas, më 18 tetor filloi në Gjinar, të zonës së Shpatit, montimi i kishës me elemente të parafabrikuara, që mbaroi më 11 nëntor.

Kisha ngrihet në afersi të shkollës së mesme të komunës, duke i dhënë hijeshi qendrës së fshatit. Ajo ka një sipërfaqe rreth 250 m2, lartësia e objektit arrin 12 m dhe ka kushtuar më shumë se 11 milionë lekë të reja.

Për ndërtim-montimin e këtij objekti punoi intensivisht firma e njohur dhe mjaft e specializuar në këto lloj ndërtimesh, siç është “Fibran” e Selanikut.

Gjithashtu, po në këtë zonë, Zyra e Shërbimit Teknik është angazhuar në mereme-timin e kishës së Shëri Martinit të fshatit Jëronisht, të komunës së Zavalinës.

Ing. Petrika Shalësi