EmailFacebookKontakt

Mbledhje e lëvizjeve rinore të kishave të Lindjes së Afërme dhe të Mesme

Një mbledhje e kryetarëve të lëvizjeve të ndryshme rinore të kishave të Lindjes së Afërme dhe të Mesme u zhvillua në Kairo. Ky takim i organi-zuar nga Syndesmos, federata e rinisë orthodhokse, mblodhi të deleguar nga lëvizje të ndryshme rinore të kishave arabe, si dhe të Kishave orthodhokse lindore (prekalcedoniane). Në të u vendos që të organizoheshin takime të tilla sa më shpesh, që të shfaqen më dukshëm marrëdhëniet ndërmjet kishave të ndryshme dhe për të manifestuar jetën në Krishtin nëpërmjet të rinjve.

U vendos që t’i besohet Syndesmos-it organizimi i një tavoline të rrumbullaktë konsultative, që do të mbahet së afërmi në Liban, ku do të diskutohet mbi pikat e dialogut ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe Kishës prekalcedoniane dhe për të nxjerrë më në pah pikat që janë bërë objekt i bashkëpunimeve dhe që, në të kundërt, kanë ngelur në hije pa u prekur.

Përgatiti: E. Prifti, sipas SOP-it