EmailFacebookKontakt

Fondacion për të ndihmuar manastirin “Shën Katerina” të Sinait

Pak kohë më parë, në prezencën e princit Çarls të Arqipiskopit anglikan Xhorxh dhe të Arqipiskopit Damian të Sinait, Primat i Manastirit, u themelua fondacioni “Shën Katerina”. Ai do të jetë nën patronazhin e princit të Wellsit dhe ka për qëllim të ndihmojë Manastirin, duke mbledhur fonde për restaurimin e ndërtesave dhe për të mbështetur 20 murgjërit e tij, që përveç të tjerave kujdesen dhe për ruajtjen e dorëshkrimeve e ikonave, të cilat kanë një vlerë të pallogaritshme, të mbledhura në 1500 vjet jete të këtij manastiri.

Koleksioni i librave e dorëshkrimeve të Sinait është konsideruar si koleksioni i dytë në botë për nga volumi dhe rëndësia pas atij të Vatikanit. Manastiri ruan edhe një nga koleksionet më të rëndësishme në botë të ikonave, shumë prej të cilave janë krijime të para shkatërrimit ikonoklast të shek. VIII.