“Shumë njerëz, thanë shumë fjalë rreth dashurisë, por vetëm te nxënësit e Krishtit do ta kërkosh dhe do ta gjesh. Sepse vetëm ata kishin Dashurinë e vërtetë (Krishtin), mësuesin e dashurisë, për të cilin thoshin: “Edhe në paça profeci, dhe të di të gjithë të fshehtat dhe çdo dituri; dhe dashuri të mos kem, s’jam asgjë”. (Pavli I Kor. 13:2). Ai që fitoi dashurinë vetë, Perëndinë fitoi, sepse “Perëndia është dashuri” (I Joan 4;8) Atij i qoftë lavdia dhe pushteti në jetë të jetëve. Amin