– Cili ishte qëllimi juaj për këtë konferencë, duke pasur parasysh se ju morët pjesë edhe vjet, po në Korçë, në një seminar tjetër treinimi me të rinj orthodhksë shqiptarë, organizuar nga Syndesmos?
– Vitin e kaluar ne u thamë pjesëmarrësve se do të ktheheshim sërish. Ky nuk ishte vetëm një premtim bosh. Ne e morëm tepër seriozisht dhe punuam për këtë që nga ai moment.
– Do ishte interesante të na tregoni diçka për jetën e rinisë orthodhokse në Angli.
– Në Angli, një pjesë e rinisë i përket origjinave etnike, që do të thotë se paraardhësit e tyre ishin nga Rusia, Greqia, Qipro dhe shtete të tjera. Komuniteti kryesor orthodhoks është me origjinë qipriote. Gjatë 10 viteve të fundit ka pasur shumë kthime në orthodhoksi të anglezëve dhe tashmë është një brez i tërë orthodhoksësh anglezë, i cili nuk i përket ndonjë grupi etnik. Gjithashtu, rinia e ashtuquajtur e origjinave etnike (2/3 brezi i emigrantëve), përgjithësisht, tani janë anglizuar. Ekzistojnë disa kampingje të përvitshme verore të të rinjve orthodhoksë.
– Ç’përshtypje keni nga takimet me të rinj orthodhoksë shqiptarë?
– Ishte një surprizë e këndshme çiltërsia, ngrohtësia dhe fuqia e karakterit e shumë të rinjve shqiptarë. Njohuritë e tyre të shkëlqyera në gjuhët e huaja ishin të një rëndësie të veçantë në lehtësimin e komunikimit.
– Mund të na njihni me planet e afërta, që Syndesmos ka për Shqipërinë?
– Ne do të mbështesim pjesëmarrjen e mëtejshme të të rinjve shqiptarë në aktivitetet e Syndesmosit. Ne do të mendojmë për mënyrat e organizimit me ju vitin e ardhshëm të një tjetër projekti të suksesshëm. Por, sigurisht, kjo varet nga mundësitë e Syndesmoit, dhe nga mbështetja financiare që duhet gjendur, për ta mundësuar atë.