EmailFacebookKontakt

Dokumente që provojnë pronësi të Kishës

Më poshtë po paraqesim një ekspoze të përmbledhur të dokumentave zyrtare të pronësisë që disponon KOASH, të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shqipërisë. Kjo për të hedhur dritë dhe për të njohur për të gjithë pasuritë e paluajtshme kishtare, si një nga drejtimet kryesore të punës së zhvilluar nga Kisha jonë, si dhe një nga prioritetet kryesore të Kryepiskopit, Imzot Anastasit, që kisha jonë të mund të vetëmbahet sado pak nga ana ekonomike-financiare nga ish pronat e saj, dhe jo nga ndihmat e jashtme.

Po e vazhdojmë këtë rubrikë me zv. Episkopale të Lushnjës, që ka pasur në administrimin e saj pasuritë e shumta të rreth 53 kishave dhe parakliseve dhe 3 manastireve, si toka bujqësore, kullota, pyje, livadhe, vreshta, ullinj dhe pemë frutore, pa përmendur këtu prona të tjera, si dyqane, magazina, shtëpi etj. Të gjitha këto prona të paluajtshme ishin nën juridiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme e Administrimit të Pasurive Kishtare, si strukturë kryesore drejtuese pranë Sinodhit të Shenjtë të KOASH. Kjo drejtori, që nga dhjetori 1944, ka lënë të dokumentuara pronat, inventaret e tyre fizike dhe me vlerë, si dhe aktivitetin e saj ekonomiko-financiar mbi të ardhurat që realizoheshin në çdo zë dhe që ishin një nga të ardhurat bazë kryesore të Komunitetit Orthodhoks.

Pasuritë e Zevendësisë Episkopale të Lushnjes kanë qenë në total rreth 10 mijë dynymë tokë dhe mbi 1.250 ullinj (të përmbledhura pjesore, të deritanishme, pasi vazhdon puna për grumbullimin dhe evidentimin e dokumenteve të tjera nga A.Q.SH). Ato ndahen si më poshtë:

Pasuri në toka bujqësore për të 53 kishat të përmbledhura së bashku arrijnë në rreth 2.300 dynymë tokë arë, në livadhe, kullota etj., si dhe në mbi 200 rrënjë ullinj dhe ullishte. Pasuritë e paluajtëshme të manastireve po i trajtojmë të specifikuara, për të pasur një njohje sa më të saktë:

I. Manastiri i Hirshëm “Lindja e Shën Marisë” dhe Paraklisa “Shën Triadha” në Ardenicë.
1. Toka bujqësore: 1900 dynymë.
2. Kullota: 1504 dynymë.
3. Korije: 397 dynymë.
4. Livadhe (caire bari): 576 dynymë.
5. Pyje rreth manastirit: 20 dynymë.
6. Bahçe Frutore: 3 dynymë.
7. Ullinj rrënjë: 1050 copë. Këto sipas A.Q.SH. Fondi 1036, Viti 1946 Dosja 76 fl. 68;69,70;77,78, 79, (priten të vijnë dhe dokumenta të tjera nga Arshivat, pasi dokumentat e tapive origjnale të tokave janë djegur në vitin 1932 së bashku me bibliotekën e Manastirit, ku ruheshin).

II. Manastiri i Hirshëm “Shën Nikolla”, Xëngë (Divjakë).
1. Tokë Bujqësore: 560 dynymë (A.Q.SH Fondi 1036 viti 1946 Dosja 76, fl. 88,89,90) nga këto:
a – në fshatin Xenge: 160 dynymë
b – në fshatin Divjakë: 400 dynymë
2. Kullota (caire Bari): 60 dynymë (A.Q.SH Fondi 1036 Viti 1946 Dosja 76, fl. 88,89,90) nga këto:
a. Në fshatin Xenge: 38 dynymë.
b. Në fshatin Divjakë: 22 dynymë.
3. Rrënjë ullinj: 150 rrënjë (A.Q.SH Fondi 1036 Viti 1946 Dosja 76 fl 88,89,90)

III. Manastiri i Hirshëm “Shën Theodhori” në Kadi Pashaj, i ndërtuar në shek XVII.
1. Toka Bujqësore: 200 dynymë sipas (AQSH Fondi 1036 Viti 1946 Dosje 76 fl. 68,69,70).
2. Rrënjë ullinj: 50 dynymë.

Nga sa më sipër, shihet dhe kuptohet qartë rëndësia që ka pasuria kishtare dhe manastiriale e Zv/episkopale të Lushnjes për KOASH. Gjithashtu, vlen të theksohet se nga 53 kishat janë kthyer deri më sot truallet e 35 kishave dhe po vazhdon puna edhe për 18 të tjerat. Po kështu edhe për 2 manastiret tjera.

Por këtu duam të bëjmë të njohur edhe disa ngjarje që po ndodhin si të “rastësishme”, por që venë para fakteve të kryera të cilat është zor t’i korrigjosh më vonë dënim që pasojnë ato.

Konkretisht bëhet fjalë për disa inisiativa “fitimprurëse në dëm të Manastirit të Ardenicës, siç është rasti i ndërtimeve që po kryen fare pranë tij (në largësi rreth 150 m). Ndaj, kërkojmë që, të paktën deri sa të zgjidhen nga komisionet përkatëse të dokumentave të kthimit të pronave të pezullohen punimet nga ana e KRT, Lushnjë. Kjo pasi do t’i shërbente më së miri respektimit të dy palëve karshi ligjeve nga Shteti.

Ing. Petrika Shalësi