EmailFacebookKontakt

Problemet e Kishës kërkojnë njohje dhe seriozitet

Kohët e fundit në shtypin grek janë pasqyruar pikëpamje se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë “varet nga Patrikana Ekumenike e Konstandinopojës”. Kjo nuk është e saktë. Kujtojmë se Kisha e Shqipërisë, ashtu siç e tregon emri i saj, është Autoqefale, një nga 13 Kishat Orthodhokse Autoqefale në sistemin e Orthodhoksisë në botë (ashtu si edhe Kisha e Greqisë).

2. Gjithashtu, gjatë kohëve të fundit, me mjete të ndryshme, kanë qarkulluar tekste denigruese ndaj personit të Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Si Primat i përgjegjshëm i një Kishe të martirizuar, Kryepiskopi Anastas zgjodhi, tani për tani, heshtjen ndaj akuzave të padrejta, të pabazuara dhe keqdashëse, duke synuar që të kontribuojë pozitivisht në normalizimin thelbësor edhe të këtij problemi të ri kritik për Kishën Autoqefale të Shqipërisë.

Në një deklaratë lakonike, Kryepiskopi Anastas sqaron se:

“Problemet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kanë parametra dhe kundërveprime të shumta dhe me sa duket nuk janë ekskluzivisht kishtare. Ato kërkojnë njohje të veçantë, përvojë të drejtpërdrejtë dhe seriozitet; dhe sigurisht, nuk ofrohen për sulme personale dhe shkrime artikujsh kishtarë pa përgjegjësi”.

Tiranë, 30 shtator 1996

Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë