Kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar dënoi aktin e prishjes së disa afreskeve shqiptare në një kishë shqiptare të Voskopojës prej disa të rinjve myslimanë që janë nën patronazhin e disa mësuesve arabë për mësime fetare.
“Komuniteti Mysliman, i mbeshtetur plotësisht në besimin e tij dënon çdo lloj akti terrorist ndaj besimeve.
Kjo është vepër e atyre që duan të prishin kompaktësinë dhe uniketin mes besimeve fetare në Shqipëri dhe kanë qëllim të prishin marrëdhëniet mes fqinjëve. Kjo nuk mund të jetë vepër e besimtarëve. Besimtarët kanë qindra vjet që bashkëjetojnë dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë”.