Ngjarja është me të vërtetë e jashtëzakonshme dhe e paprecedent në Shqipëri. Komuniteti Mysliman, se unë mora menjëherë kontakt me ta, janë jashtëzakonisht të indinjuar dhe dhanë urdhër që kanë faj apo s’kanë faj ata dy tre mësues arabë të zhduken menjëherë nga Shqipëria. Edhe kërkuan që të merren masat. Sepse ky është një provokacion që i bëhet jo vetëm fesë, sipas tyre. Komuniteti Mysliman thotë që prej shekujsh të tre fetë tek ne kanë shkuar në një harmoni dhe në mirëkuptim për t’u pasur zili nga bota, dhe vazhdojnë të jenë kështu. Sido që të jetë ky është një rast i jashtëzakonshëm, një rast i shkëputur që po me aq forcë sa e dënon i gjithë opinioni publik, po me aq forcë e dënojnë të gjithë myslimanët shqiptarë.
Mban erë fondamentalizëm apo jo?
Fondamentalizmi? Asnjë shenjë fondamentalizmi, kjo mban emrin injorancë vetëm. Kjo mban emrin injorancë se ata që e kanë bërë kanë qenë mjaft të rinj, kjo mban emrin injorancë sepse ndoshta është një provokacion për të provokuar përçarjen ndërmjet shqiptarëve ndërmjet fesë.