EmailFacebookKontakt

Këmbanë alarmi për të gjithë – Petition i banorëve të Voskopojës

Këmbanë alarmi për të gjithë

Petition i banorëve të Voskopojës

Qeverisë Meksi
Ministrisë së Kulturës e Sporteve
Kryepiskopatës së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Ne banorët orthodhoksë e myslimanë të katundit Voskopojë, jemi të indinjuar thellësisht, nga akti barbar pa precedent që ndodhi në kishën e Shën Mëhillit (monument kulture), datën 11.8.96, nga ku janë dëmtuar: afreske murale, fytyrat e shenjtorëve, të pariparueshme, me shkrimet e fondamentalistëve, parulla të tilla si: Allah il Allah, Allahu është më i madhi.

Këto dëmtime sipas autoriteteve të katundit Voskopojë, pleqësisë, janë kryer nga shkolla arabe e strehuara në kampin e pushimit afër kësaj kishe.

Për këtë arsye, çdo lloj shoqate me veprime të tilla fondamentaliste të mos lejohen dhe janë të papranueshme prej katundeve tanë, se kanë krijuar antagonizma fetare, të cilat më parë nuk kanë ekzistuar.

Voskopojë 21/8/96