EmailFacebookKontakt

Francë – Përgatitje për Kongresin e 9-të të Orthodhoksisë në Europën Perëndimore

Francë

Përgatitje për Kongresin e 9-të të Orthodhoksisë në Europën Perëndimore

Kongresi i 9-të i Europës Perëndimore do të mbahet nga 13 nëntor 1996 në Shën Lorent mbi Sevër, me temë: Çështjet e ditës: Mënyrat e trajtimit të orthodhoksisë.” Organizuar nga Vëllazëria orthodhokse në Europën Perëndimore, ky kongres do të marrë në shqyrtim çështjet e ngutshme që rëndojnë sot mbi kulturën tonë: kulturë kërkimi, hipoteze, dialogu dhe për më tepër, për të parë thelbin dhe senset. Kisha Orthodhokse nuk është një “dhënëse mësimesh”, por ajo jep dritë theksuan organizatorët. Ky kongres do të drejtohet nga mitropoliti Jeremi, kryetar i Komitetit ndërepiskopal orthodhoks në Francë.