EmailFacebookKontakt

Beirut – Konferencë krishtero-islamike për statusin e Jeruzalemit

Beirut

Konferencë krishtero-islamike për statusin e Jeruzalemit

E organizuar prej Këshillit të Kishave të Lindjes së Mesme, u zhvillua nga 14-15 qershor në Bejrut (Liban), një konferencë ndërfetare. Takimi, i pari i këtij lloji, grumbulloi një sërë përgjegjësish fetarë të komuniteteve myslimane, primatë dhe përfaqësues të disa kishave të Lindjes së Mesme, si dhe një sërë personalitetesh të botës politike, kulturore dhe sociale të ardhur nga shumë vende arabe, Qiproja, Greqia dhe Zvicra. Nga përfaqësuesit e orthodhoksisë në këtë takim mund të përmendim patrikun Ignatin IV të Antiokisë, të shoqëruar nga mitropoliti Ilia i Libanit Verior dhe mitropoliti Ilia i Bejrutit, patriarkun Zaka të kishës siriane, patriku Kenuda III, primat i kishës kopte etj. Gjatë fjalës së tij, patriku Ignati IV u shpreh se “pa Jerusalemin historia jonë është e gjymtuar”. Më pas theksoi se pas masakrës së Kanës, në Libanin e jugut prillin e kaluar, diçka “lëvizi tek ne, diçka më e lartë se bindjet politike dhe juridike, diçka që preku zemrat tona”. Gjithashtu theksoi se ky takim ndërfetar është një angazhim serioz që me zhvillimin e vet i jep refuzimin më të fortë çdo lloj diskriminimi për shkak të fesë. Pyetja që ai ia shtroi te gjithë pjesëmarrësve ishte “Si mund të jemi të bashkuar në keto drama e të ndarë në fitore?” Mitropoliti Gjergj mbajti një studim mbi rëndësinë e Jeruzalemit në historinë e njerëzimit: “shenjtëria e qytetit s’qëndron në vendet e tij të shenjta, por në dëshirën e njeriut për paqen”, tha ai.