EmailFacebookKontakt

Moskë – Konferencë ndërkombëtare për problemet aktuale të Kishës Ruse

Nga bota e krishterë

Moskë

Konferencë ndërkombëtare për problemet aktuale të Kishës Ruse

Një kolokium ndërkombëtar mbi problemet aktuale të Kishës ruse u mbajt nga 28-29 maj, nën iniciativën e fakultetit të gazetarisë në Moskë dhe radios Blagovest-Info. Ky kolokium u përqendrua mbi “kontradiktat e brendshme” të shfaqura në kishën ruse dhe mbi studimin e rrugëve për të dalë nga këto vështirësi.

Duke konstatuar që “një debat i tillë bëhet gjithnjë e më shumë i domosdoshëm”, në rezolutën përfundimtare bëhej thirrje që të mblidhej një këshill i Kishës ruse që të vihen në jetë reformat e Këshillit të Moskës të vitit 1917-1918, të cilat nuk u zbatuan për shkak të situatës politike të krijuar në atë kohë. Rifillimi i jetës kishtare në Rusi që prej tetë vjetësh është shoqëruar me “fenomene negative” që kanë krijuar një situatë “që nuk mund të mos merret parasysh” theksuan pjesëmarrësit e kolokiumit.