Oshënarët Ksanthipi dhe Polikseni (23 shtator)
Ishin dy motra spanjolle, Ksanthipi (= kalë i verdhë ose i zjarrtë) u katekizua në Krishterim me bashkëshortin e saj Provo, arkond i vendit, nga Apostulli Pavli (29 qershor), gjatë udhëtimit të tij të katërt apostolik (vitet 62-64). Ajo u bë predikuese e zellshme e fesë së re dhe afroi tek Krishti shumë njerëz. Virgjëresha Polikseni u rrëmbye nga një njeri imoral, por Kujdesi Hyjnor e ruajti të pacënuar. Së fundi u gjend në Greqi, ku u mësua dhe u pagëzua nga Apostull Filipi (14 nëntor). Më pas u kthye pranë motrës së saj në Spanjë ku rrojtën gjersa fjetën në paqe. Dhe u pëlqyen aq shumë nga Perëndia, saqë bënë shumë mrekullira. Sipas një versioni tjetër, Polikseni u pagëzua nga Apostulli Andrea (30 nëntor) dhe kryente mrekullira, saqë shumë njerëz i tërhoqi drejt shpresëtarisë. U kthye në atdheun e saj së bashku me Apostullin Onisim (15 shkurt).