Ndërsa një at i shenjtë po u fliste disa fëmijëve për Perëndinë, një person, që kishte zanat prodhimin e sapunëve dhe që nuk i besonte Zotit, u përpoq ta vinte priftin në pozitë të vështirë, duke e pyetur:
“Si ka mundësi që ti shpall se krishtërimi është i mirë dhe i vlefshëm, kur në botë ka kaq shumë vuajtje dhe ligësi? Çfarë të mirë ka prodhuar besimi yt?”
Prifti i bëri me shenjë një fëmije të vogël, që të lëvizte nëpërmjet turmës.
“Ky është Pjetri, – tha ati, – është tre vjeç. Ai, gjithashtu, është shumë i pisët nga të luajturit. Të pyes ty, çfarë të mirë sjell sapuni për atë dhe për qindra fëmijë si ai, që janë të pisët? Si mund të pretendosh se sapuni është efektiv?”
Sapunbërësi kundërshtoi:
“Çfarë argument i kotë. Që sapuni të ketë efektivitet duhet të përdoret.”
“Tamam, – u përgjigj prifti. – Nëse duam që mësimet e Zotit tonë të jenë efektive, ato duhet të përdoren.”