EmailFacebookKontakt

Gjykatësi i drejtë

Një nga etërit e shkretëtirës duke u folur murgjërve të rinj u tha:

– Supozo, vëllai im, se këtë çast marr pamjen e Gjykatësit të drejtë dhe ngjitem në podiumin e gjykatës. Dhe të pyes: “Çfarë do të të bëj?” Po të më thuash “mëshiromë” do të të përgjigjem: “mëshiro edhe ti vëllain tënd”. Po të më thuash: “falmë”, do të të përgjigjem: “fal edhe ti fajet e të afërmit tënd”.

– Mos është i padrejtë Gjykatësi? Jo, kurrë!

Vëlla, është në dorën tënde të fitosh simpatinë e Gjykatësit, mjafton të kesh mësuar të falësh.