EmailFacebookKontakt

Mësime të Tunëdinjeriut, Zotit tonë Iisu Krishtit

Dritë nga Ungjilli

Mësime të Tunëdinjeriut, Zotit tonë Iisu Krishtit

“Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet; se kushdo që lyp, merr; kush kërkon gjen, dhe do t’i hapet atij që troket”.

“Dhe kush është ai njeri ndërmjet jush, i cili, në qoftë se i biri i lyp bukë, do t’i japë atij gur? Ose, në qoftë se i kërkon peshk, i jep gjarpër”?

“Pra, në qoftë se ju që jeni të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, sa më tepër Ati juaj që është në qiejt, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë Atij”!

“Të gjitha gjërat, pra, që ju doni që njerëzit t’jua bëjnë juve, bëjuani edhe ju atyre; se ky është ligji dhe profetët”.

Matth. 7, 7-12