EmailFacebookKontakt

Protestë e Kishës Orthodhokse

Kryepiskopi Krisostom, primat i Kishës Orthodhokse të Qipros, ka shprehur një protestë të fuqishme mbas vënies në shitje të një Kishe Orthodhokse në pjesën e Qipros të pushtuar nga Turqia. Ai e quajti akt skrilegj veprimin imobiliar për të shitur kishën e fshatit të Trinithit, në veri të ishullit. Kisha, e cila i dedikohet Hyjlindëses, daton shek. XII.

Çështja e së ardhmes të pasurisë së Kishën Orthodhokse në pjesën veriore të Qipros ishte shkruar edhe në rendin e ditës të mbledhjes ministrave evropianë përgjegjës për kulturën, zhvilluar në Helsinki në majin e kaluar, të organizuar nga Këshilli i Europës, ku përfshihen edhe Turqia, Greqia dhe Qiproja.

Sipas SOP-it